Qytetari e dëbon nga oborri i tij kryeministrin

  • 05 June 2020 - 09:59
Qytetari e dëbon nga oborri i tij kryeministrin

Kryeministri i Australisë Scott Morrison është vënë në siklet për shkak të një ngjarjeje të papritur.

Gjatë një konference për përfaqësuesit e mediave në periferinë e Gugong në New South Wales të Australisë, Morrison foli për rinovimin e amviserive dhe se si qeveria mund të ndihmojë qytetarët në këtë drejtim.

Në një moment, pronari i pronës në të cilën po mbante fjalimin Morrison, u tha të pranishmëve që të largoheshin nga zona e barit.

“A mund të zbrisni nga bari im? Sapo e kam rregulluar”, tha ai, duke ndërprerë mbledhjen.

Duke parë kryeministrin, ai shtoi: “Më vjen keq, vëlla”.


(Kosova Sot Online)