Tjetër person me ngjyrë në SHBA kishte vdekur duke thënë “nuk mund të marr frymë”, pas përleshjes me policinë

  • 06 June 2020 - 20:23
Tjetër person me ngjyrë në SHBA kishte vdekur duke thënë “nuk mund të marr frymë”, pas përleshjes me policinë

Një burrë me ngjyrë që vdiq tre muaj më parë gjatë arrestimit në Tacoma të Ëashington, dëgjohet duke bërtitur në një video-inçizim – “nuk mund të marrë frymë”.

Sipas mediave të huaja, Policia e qytetit u përpoq të arrestonte Manuel Ellis, më 3 mars.

Oficerët thonë se kishte një grindje mes tyre, dhe Ellis “duhej të mbahej nën kontroll”.

Ata u shprehën që oficerët thirrën ndihmën mjekësore kur panë që ai kishte nevojë për ndihmë, por Ellis vdiq në vendin e ngjarjes, përcjell Telegrafi.

Siç shihet në pamjet e mëposhtme, ai rrahet nga policia, ndërsa dëgjohet duke thënë: “Nuk mund të marrë frymë”.

Ndryshe përveç rastit të Ellis, ngjarja e fundit e George Floyd ka shkaktuar protesta të dhunshme në të gjithë vendin – ky i fundit u vra nga një prej oficerëve në Minneapolis. 

(Kosova Sot Online)