Çmenduria ruse: Përdorin kundërtank për të shuar zjarrin

  • 09 June 2020 - 07:50
Çmenduria ruse: Përdorin kundërtank për të shuar zjarrin

Rusia tha të hënën se kishte arritur të shuante me sukses një zjarr të madh në një pus nafte në Siberi pasi ushtarët e qëlluan me kundërtank.

Pusi në rajonin Irkutsk mori flakë në 30 maj e për të shuar zjarrin gjigant u thirr ushtria të premten. Ushtarët përdorën armën kundërtank MT-12 Rapira, duke qëlluar nga 180 metra distancë nga pusi, tha Ministria e Mbrojtjes. “Kjo metodë shërben për të mbyllur pusin dhe për të shuar flakët”, u deklarua në një njoftim për mediat, të shpërndarë bashkë me planet nga operacioni. Në pamjet jo të zakonta, ushtarët shihen të lëvizin armatimet e rënda, e më pas të shënjestrojnë pusin për ta goditur.

Fatmirësisht flakët nuk kanë ndikuar në ndërprerjen e punës së kompanisë së naftës, e cila në vitin 2018, sipas deklarimeve zyrtare, ka prodhuar 9 milionë tonë naftë dhe gaz të kondensuar.

(Kosova Sot Online)