Po i sistemonte nëpër rafte, shitësja shokohet kur nga veza del zogu

  • 10 June 2020 - 07:27
Po i sistemonte nëpër rafte, shitësja shokohet kur nga veza del zogu

Pronarja e një supermarketi në Tajlandë mbeti pa fjalë, kur një zog doli nga veza, teksa po sistemonte bigurinat në raft.

Khun Pukpik është pronare e një dyqani ushqimesh në Bangkok, Tajlandë, e cila filmoi ngjarjen e pazakontë.

Ndërsa ishte duke rregulluar mallin në dyqanin e saj, gruaja filloi të dëgjojë zhurmat nga një bigurinë vezësh që lëviznin dhe befas aty u shfaq një zog i vogël.

Gruaja e ndihmoi zogun të thyente plotësisht vezën në mënyrë që të dilte dhe menjëherë e vendosi në një kuti të sigurt.

(Kosova Sot Online)