Punëtorët e ndërtimtarisë shpëtojnë dy këlyshë nga fundosja në një pellg

  • 13 June 2020 - 10:31
 Punëtorët e ndërtimtarisë shpëtojnë dy këlyshë nga fundosja në një pellg

Në internet është publikuar një video ku dy punëtorë të ndërtimtarisë shihen duke i shpëtuar dy këlyshë nga fundosja pasi u ofrojnë ndihmë përmes shtypjes në gjoks.

Punëtorët i gjetën këlyshët e vegjël pasi e panë nënën e tyre që po mundohej t’i shpëtonte të vegjlit e saj, shkruan “Daily Mail”.

Këlyshët u gjetën në një pellg të vogël afër një kantieri ndërtimi në Trang të Tajlandës pasi panë se nëna e tyre po e tërhiqte një këlysh nga uji.

Kur qenushja u kthye përsëri te pellgu në vend se të përkujdesej për këlyshin që e kishte nxjerrë nga uji, punëtorët shkuan shpejt te pellgu dhe i gjetën dy këlyshë pa ndjenja.

Punëtorët i nxorën dy këlyshët nga një pellg i thellë rreth 60 centimetra dhe i vendosën në një vend të sigurt, ku filluar t’ua shtypnin gjoksin ngadalë me gishta.

(Kosova Sot Online)