Shoferi ndal autobusin dhe shpëton të moshuarën nga hajni

  • 16 June 2020 - 10:48
Shoferi ndal autobusin dhe shpëton të moshuarën nga hajni

Një shofer autobusi është vlerësuar si hero pasi ndaloi mjetin e tij kur pa se një grua e moshuar po grabitej, ndërsa doli jashtë për të luftuar me sulmuesin.

Video e regjistruar nga kamerat e sigurisë së autobuzit, tregojnë shoferin hungarez Károly Zsolt Kis që frenon kur shikon një burrë që kërkon t’i marrë çantën të moshuarës në qytetin Miskolc. Ish-ushtaraku qe ka sherbyer ne Irak, ndalon mjetin dhe shkon duke shtyrë sulmuesin deri sa ai largohet.

Më pas gruaja e moshuar hyn në autobuzin e tij teksa Károly riniset sipas itinerarit. Policia hungareze në lidhje me ngjarjen ka arrestuar 27-vjeçar. Viktima e sulmit nuk u plagos por raportohej se ishte tronditur nga incidenti.

(Kosova Sot Online)