Momente dramatike! Dy-vjeçarja rrezikon të bie nga kati i pestë i ndërtesës…

  • 18 June 2020 - 23:05
Momente dramatike! Dy-vjeçarja rrezikon të bie nga kati i pestë i ndërtesës…

Një vajzë dy vjeçare, ka rrezikuar së tepërmi të bie nga kati i pestë i një pallati, por fatmirësisht një fqinj është shfaqur dhe ka arritur ta shpëtojë. Vogëlushja ishte vetëm në shtëpi, pasi e ëma kishte shkuar me të vëllanë në spital, sepse ky i fundit ishte sëmurë. Vajza kishte dalë në ballkonin e apartamentit të tyre dhe ka ngecur në hapësirat ndarëse të ballkonit prej hekuri.

Vogëlushja kishte mbetur e varur në një lartësi prej 50 metrash për më shumë se 30 minuta. Po të mos ishte për një fqinj, një ish ushtarak në pension, i cili shpërtheu derën e shtëpisë së vajzës dhe arriti ta shpëtonte atë, ndoshta vogëlushja nuk mund të mbijetonte.

“Ajo ishte në gjumë. Mendova se do të kthehesha vërtet shpejt. Nuk mendoja se vogëlushja ime do të rrezikonte aq shumë”, u shpreh mamaja e vogëlushes.

(Kosova Sot Online)