Nuk gjeti maskë, gruaja vendos mbathjet në fytyrë në mes të rrugës

  • G.G /
  • 22 June 2020 - 12:19
Nuk gjeti maskë, gruaja vendos mbathjet në fytyrë në mes të rrugës

Një grua ka vendosur të përdorë mbathjet për shkak të mungesës së maskave. Ajo është filmuar nga një çift në SHBA që ndodheshin në të njëjtin supermarket me zonjën. Ata treguan se u habitën kur panë gruan me mbathje në fytyrë dhe e filmuan.

Zonja në fjalë dukej shumë e qetë teksa vendoste ushqimet që kishte blerë në makinë. Ndërsa kalimtarët e shohin të habitur.

Edhe çifti që filmoi videon treguan se nuk i mbajtën dot të qeshurat. “Kam parë njerëz me ide krijuese, por fakti që ajo thjesht kishte mbuluar fytyrën me mbathje dhe as nuk ishte përpjekur të bënte një maskë të duhur, ishte qesharake, e çmendur do ta quaja unë”, tha djali që publikoi videon.

(Kosova Sot Online)