Mposhti koronavirusin, gjyshja 93-vjeçare feston pas fitores së skuadrës së zemrës

  • G.G /
  • 23 June 2020 - 10:30
Mposhti koronavirusin, gjyshja 93-vjeçare feston pas fitores së skuadrës së zemrës

Një gjyshe 93-vjeçare ka habitur publikun britanik teksa festoi fitoren e skuadrës së saj të zemrës, Njukasëllit, kundër Shefild Junajtid ditën e djeshme 3-0.
Një video e publikuar në rrjetet sociale tregon të moshuarën, e cila feston suksesin e “laraskave”. Por, ajo çfarë ngjall më tepër emocion nga kjo video është se e moshuara ka arritur t’i mbijetojë koronavirusit.

Reagimi i saj ka inkurajuar shumë njerëz në Britaninë e Madhe, të cilët si pjesa më e madhe e botës po përballen me pandeminë e koronavirusit.

(Kosova Sot Online)