Burri me thikë në kokë shihet në rrugët e Nju Jorkut

  • A.P /
  • 24 June 2020 - 10:57
Burri me thikë në kokë shihet në rrugët e Nju Jorkut

Në internet është publikuar një video ku shihet një burrë i gjakosur, me thikë të ngulur në kokë, duke iu afruar një autoambulance për të kërkuar ndihmë.

Sipas policisë, burri 36-vjeçar është goditur në trup dhe në kokë me një thikë kuzhine rreth mesditës së të martës në rrugën West 125 në Harlem, shkruan “Daily Mail”.

Ai ishte duke e mbrojtur një grua 34-vjeçare, e cila kishte plagë në faqe pasi katër burra dhe një grua e paidentifikuar ia kishin vjedhur çantën.

Personi që shihet me thikë në kokë ishte përfshirë në një grindje me njërin nga sulmuesit. Nuk dihet se cili është raporti i këtij personi me gruan e sulmuar.
 

(Kosova Sot Online)