Vetura godet motoçikletën, por vazhdonte të voziste sikur nuk kishte ndodhur asgjë

  • A.P /
  • 01 July 2020 - 13:13
Vetura godet motoçikletën, por vazhdonte të voziste sikur nuk kishte ndodhur asgjë

Një video mjaft interesante dhe e habitshme po qarkullon në internet, dhe madje ka ngjallur një interes të paparë.

Një video e çuditshme tregon një veturë Odyssey që po lëvizte në autostradë me një motor të lidhur në pjesën e përparme të automjetit. Dhe ndërsa shkëndijat fluturojnë, shoferi i makinës nuk mendon të ndalet.

Pas publikimit të videos për këtë aksident të çuditshëm, media të shumta shkruan për të. Ato zbuluan se 25-vjeçari George Valentin ishte pas timonit të makinës.

Ai u fut në autostradë me një shpejtësi prej më shumë se 110 km/orë dhe goditi motoçikletën dhe vazhdoi të voziste sikur asgjë të mos kishte ndodhur.

Gjithashtu u gjet shoferi i motorit, Chain Arunritthirot, i cili i tha se nuk u plagos rëndë, por mendon se shoferi qëllimisht e goditi me makinë.

Në kohën e goditjes, ai po ngiste me rreth 100 km/orë, dhe pas përplasjes, ai fluturoi në ajër për disa metra. Motori nga ana tjetër mbeti i bashkangjitur me automjetin.

Valentin vazhdoi të vozisë, por kjo u vlerësua si një arratisje nga vendi i aksidentit. Më vonë Valentin la makinën dhe iku, por policia e gjeti një orë më vonë dhe e arrestoi.

(Kosova Sot Online)