Mysafirët harrojnë nusen, vëllai i vogël ‘vjedh’ vëmendjen e tyre me lëvizjet e tij

  • G.G /
  • 28 July 2020 - 17:00
Mysafirët harrojnë nusen, vëllai i vogël ‘vjedh’ vëmendjen e tyre me lëvizjet e tij

Një vëlla i vogël “vodhi vëmendjen” në dasmën e motrës së tij kur ai shpërtheu me lëvizjet dhe filloi të merrej me argëtimin e miqve.

Sipas mediave të huaja, të pranishmit bërtisnin dhe brohorisnin kur ai filloi të bënte lëvizjet interesante.

Në klipin disa sekondësh djali shihet duke vallëzuar ndërsa dritat janë ndezur në një blu të errët dhe rozë.

Një fëmijë tjetër gjithashtu mund të shihet duke bërë xhiro në sfond, duke u përpjekur të imitojë lëvizjet mahnitëse.

Videoja thuhet se është pëlqyer më shumë se dy milionë herë dhe është filmuar më 25 korrik të këtij viti, diku në SHBA.

(Kosova Sot Online)