Gjithçka u bë zi për pak sekonda, një shofer sjell video tmerruese të momentit nga shpërthimi në Bejrut

  • E.K /
  • 05 August 2020 - 09:53
Gjithçka u bë zi për pak sekonda, një shofer sjell video tmerruese të momentit nga shpërthimi në Bejrut

Një shpërthim i fuqishëm ka shkundur Beirutin e Libanit dje pasdite duke shkaktuar rreth  100 vdekje dhe mbi 4 mijë të plagosur.

Kjo fatkeqësi e libanezeve dyshohet që erdhi nga shpërthimi i disa rezervave me kimikate të rrezikshme në një port të Bejrutit.

Pamjet që vijnë nga atje janë të tmerrshme dhe të dhimbshme, po ashtu të rënda për njerëzit e ndjeshëm.

Një qytetar ka xhiruar momentin e shpërthimit derisa ai ishte duke vozitur në rrugë. Në pamjet e jashtëzakonshme, shihet se si tymi i madh që pasoi nga shpërthimi mbulon edhe diellin që po shkëlqente në atë ditë të bukur që u kthye në tragjedi.

 

Lebanon - August 4, 2020 A massive explosion shook Lebanon's capital Beirut and blast wave blocked the sun!! Video credit: Frummel

Publiée par Cyclone Of Rhodes sur Mardi 4 août 2020

(Kosova Sot Online)