Publikohen pamjet e tmerrshme kur avioni përplaset në det

  • A.P /
  • 31 March 2021 - 17:33
Publikohen pamjet e tmerrshme kur avioni përplaset në det

Dy persona kanë humbur jetën pasi një avion u rrëzua në det gjatë një feste për zbulimin e gjinisë së fëmijës në Kankun, Meksikë.

Të ftuarit po filmonin avionin ndërsa fluturonte në ajër dhe dëgjohen duke thënë  “Është një vajzë”, para se të ulërisnin të tmerruar ndërsa avioni u zhyt në ujë.

 

Anëtarët e forcave të armatosura, roja kombëtare, policia, zjarrfikësit, mjekët nxituan për të ndihmuar në shpëtimin e pasagjerëve por fatkeqësisht ata nuk arritën të mbijetonin.

Agjencia e aviacionit civil në Meksiksë ka hapur një hetim për shkakun e rrëzimit të avionit të vogël, i cili merrej shpesh me qira për festa luksoze apo ceremoni martese.

(Kosova Sot Online)