Momenti kur tigri i tërbuar sulmon makinën e një gruaje

  • G.G /
  • 28 April 2021 - 12:40
Momenti kur tigri i tërbuar sulmon makinën e një gruaje

Një video e cila është shpërndarë në rrjete sociale tregon momentin kur një tigër siberian me peshë mbi 100 kg vrapon si i tërbuar drejt një makine ku në timon ishte një grua dhe e shoqëruar me disa persona të tjerë.

Njëri prej tyre po filmonte këtë moment tronditës, ndërkohë që gruaja bërtise. Tigri afrohet drejt automjetit dhe i thyen dritaren, nga përplasja, personit që po filmonte i bie telefoni nga dora.

Tigri më pas u filmua duke u drejtuar drejt një gruaje tjetër që po ecte në atë kohë dhe e sulmoi, por ajo për mrekulli arriti të shpëtojë e padëmtuar.

Tigri siberian, sipas Qendrës së Tigrave Amur, ishte endur në fshatin Turiy Rog nga Kina rastësisht.

Media lokale raportojnë se banorët kanë tentuar ta përzenë tigrin nga fshati i tyre, por ka qenë pa sukses. Pas një kontrolli mjekësor, autoritetet do e ndihmojnë tigrin të lëshohet sërish në natyrë.

https://www.youtube.com/watch?v=OwqygpyQnb8

(Kosova Sot Online)