Kërcet dajaku në një restorant, “fluturojnë” karriget

  • A.P /
  • 28 prill 2021 - 15:44
Kërcet dajaku në një restorant, “fluturojnë” karriget

Mysafirët e një restoranti në Mississippi të Shteteve të Bashkuara shkuan aty për të ngrënë ushqim, por hëngrën diçka tjetër – dajak.

Në një video që po qarkullon shumë në internet shihen disa persona në një restorant duke e goditur njëri-tjetrin me grushte e objekte tjera, përfshirë karriget. Ngjarja ndodhi fundjavën e kaluar në qytetin Jackson.

“Ishte shumë shqetësuese. Ishta e shqetësuar për fëmijët që ishin të përfshirë, kur karriget po fluturonin mbi ta, prandaj e thirra policinë”, tha menaxherja asistuese e restorantit, Stella Jones.

(Kosova Sot Online)