Shikoni momentin kur bie muri i shtëpisë teksa një person po ecte në rrugë

  • E.K /
  • 27 May 2021 - 10:54
Shikoni momentin kur bie muri i shtëpisë teksa një person po ecte në rrugë

Si do të reagonit nëse një mur do të binte pranë jush teksa po ecnit?

Kjo skenë u përjetua nga një 17-vjeçar disa ditë më parë në Christworth, Dorset, Angli, siç shihet në videon e regjistruar. I riu po ecte kur papritmas muri i një shtëpie ra pranë tij. I tronditur, ai ndaloi për disa sekonda dhe pastaj vazhdoi të ecte.

Me sa duket muri me tulla është lëkundur për shkak të erës së fortë me një shpejtësi prej 96 kilometrash në orë.

Kjo është mosha maksimale që mund të jetojë një njeri, studimi zbulon të dhëna të reja mbi jetëgjatësinë

Disa sekonda më vonë, ndërsa i riu u largua, një pjesë e mureve u shemb dhe ra mbi një makinë të parkuar.

Departamenti i zjarrfikësve i zonës tha se kishte dërguar një kamion zjarrfikës në vendin e ngjarjes, duke shtuar se nuk ishte raportuar asnjë viktimë, raporton BBC.

(Kosova Sot Online)