Kaloi kufirin e vetme, 5-vjeçarja vrapoi përgjatë murit SHBA- Meksikë

  • E.K /
  • 09 June 2021 - 10:53
 Kaloi kufirin e vetme, 5-vjeçarja vrapoi përgjatë murit SHBA- Meksikë

Një vajze 5-vjeçare ka kaluar kufirin e Meksikës për në SHBA e vetme dhe është pikasur nga Policia Kufitare me anë të kamerave ku ajo shihet duke vrapuar përgjatë murit SHBA-Meksikë.

Sipas autoriteteve policore ende nuk dihen arsyet se pse e mitura ka kaluar kufirin dhe cështja do shqyrtohet ndërsa u njoftuan familjarët e vogëlushes.

(Kosova Sot Online)