Nëna shpërndan pamje të së bijës: I hodhën diçka në pije, ja si duket tash

  • A.P /
  • 03 August 2021 - 15:56
Nëna shpërndan pamje të së bijës: I hodhën diçka në pije, ja si duket tash

Një nënë e tmerruar nga Britania e Madhe ka publikuar pamje të së bijës, të cilës tha se i kanë hedhur drogë në pije në vizitën e parë në një klub nate.

Millie Taplin, e cila u drogua në Essex, duket në agoni, përderisa shihet me gishtërinj të mbledhur dhe duar të kërrusura.

 

Ekziston frika se asaj i është hedhur në pije një substancë e panjohur të shtunën në mbrëmje përderisa festonte, shkruan Daily Mail.

Vajza 18-vjeçare u dërgua me urgjencë në spital pasi kishte marrë dy pije nga një burrë me të cilin kishte biseduar.

Policia është duke zhvilluar hetime dhe po mundohet që ta gjejë personin përgjegjës për këtë veprim.

(Kosova Sot Online)