Publikohen pamjet: Momenti kur SHBA evakuon me helikopter stafin në Afganistan

  • A.P /
  • 15 August 2021 - 11:34
Publikohen pamjet: Momenti kur SHBA evakuon me helikopter stafin në Afganistan

Talebanët kanë hyrë në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul. Lajmi është konfirmuar nga një zyrtar i ministrisë së Brendshme, duke thënë se kryengritësit po futen nga të gjitha anët e qytetit.

Nga ana tjetër, Shtetet e Bashkuara kanë nisur që të evakuojnë diplomatët nga ambasada e tyre me helikopter.

Zyrtarët amerikanë thanë se diplomatët po transportoheshin në aeroport për t’u larguar nga vendi. Po ashtu bëhet me dije se po dërgohen dhe ushtarë për të bërë të mundur evakuimin e sa më shumë qytetarëve dhe të shmanget ndonjë tragjedi.

(Kosova Sot Online)