Pamje: Kangurëve u pëlqen dyluftimi, njërit “ia zë rrugën” edhe luhatësja

  • A.P /
  • 07 September 2021 - 16:00
Pamje: Kangurëve u pëlqen dyluftimi, njërit “ia zë rrugën” edhe luhatësja

Se kangurëve u pëlqen dyluftimi duket se dëshmon edhe një video e publikuar në internet, ku një kangur shihet duke luftuar me një “armik” të pazakontë – luhatësen.

Videoja është bërë në pjesën jugore të Australisë dhe u shpërnda në Facebook të hënën. Në të, një kangur shihet duke u mbajtur në luhatëse me dy këbët e sipërme dhe duke e goditur atë me dy këmbët e poshtme.

Përdoruesit e internetit patën komente të ndryshme rreth pamjeve. Dikush tha se kanguri ndoshta po ushtronte për të luftuar me kafshë rivale, shkruan Daily Mail

Dikush tjetër bëri një koment qesharak, duke thënë: “Ky kangur duket sikur unë kur i afrohem luhatëses”, duke sugjeruar se i duket vështirë që të rehatohet në të.

(Kosova Sot Online)