Pamje: Qeni trim jeton mes tigrave dhe madje i sfidon

  • G.G /
  • 12 October 2021 - 13:13
Pamje: Qeni trim jeton mes tigrave dhe madje i sfidon

Një tabloid britanik ka publikuar pamje të pazakonte, ku një qen shihet duke qëndruar bashkë me disa tigra dhe madje nuk frikësohet aspak prej kafshëve të rrezikshme.

Tabloidi “Daily Mail” shkruan se tigrat mendojnë që qeni që shihet në video është nëna e tyre, sepse nga kjo kafshë janë ushqyer që nga lindja.

Qeni i ka rritur tigrat, pasi nëna e tyre e vërtetë kishte refuzuar që të kujdesej për ta. Videoja raportohet se është bërë në një kopsht për kafshë në Kinë.

Duket se qeni ka ndërtuar lidhje shumë të ngushtë me tigrat, sepse shihet shumë i afërt me ta dhe kafshët luajnë së bashku.

Në një video tjetër pas saj, një kafshë tjetër – macja – shihet duke u treguar e mëshirshme me një këlysh qeni, duke e lënë që të ushqehet nga gjinjtë e saj bashkë me kotelet.

https://www.facebook.com/watch/?v=621685455682603

(Kosova Sot Online)