Zbulohet si është transformuar Toka në 100 milionë vitet e fundit

  • A.P /
  • 06 March 2023 - 14:38
Zbulohet si është transformuar Toka në 100 milionë vitet e fundit

Transformimi i Tokës në 100 milionë vitet e fundit ka qenë i pabesueshëm dhe kjo është komentuar shumë nga shkencëtarët, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Edhe pse ne nuk mund ta vërejmë atë, sipërfaqja e planetit tonë po rrotullohet vazhdimisht nën këmbët tona. Për të demonstruar këtë, shkencëtarët nga Universiteti i Sidneit në Australi kanë modeluar sesi sipërfaqja e Tokës ka ndryshuar gjatë 100 milionë viteve të fundit.

Ata marrin parasysh se si klima ka ndikuar në lëvizjen e sedimenteve nga lumenjtë dhe detet, si dhe lëvizjen e pllakave tektonike.

Studiuesit shpresojnë se modeli i tyre do të mundësojë testimin e saktë të teorive mbi ndikimet e ardhshme të ndryshimeve klimatike në sipërfaqen e Tokës.

A është ky një fenomen i zakontë apo duhet të shqetësohemi? Kjo mbetet për tu parë në vitet në vazhdim.

(Kosova Sot Online)