Meteori ndriçon qiellin e natës mbi Queensland

  • A.P /
  • 23 May 2023 - 13:44
Meteori ndriçon qiellin e natës mbi Queensland

Banorët e pjesëve të ndryshme veriore të Queensland, Australi, patën mundësinë të shohin një pamje spektakolare në qiell gjatë fundjavës.

Është një meteorit që ndriçoi qiellin e natës, shumë panë dritë jeshile dhe të bardhë, ndërsa disa pretendojnë se kanë dëgjuar një shpërthim të fortë.

 

Shumë prej tyre tani po mbledhin të dhëna për të përcaktuar vendndodhjen e përplasjes së meteorit dhe gjurmët aktualisht tregojnë në qytetin e Croydon, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”,Koleksionistë të shumtë duan të kapin meteoritin, ose pjesët e tij, ndaj nisen në kërkim.

Meteori u shfaq të shtunën në mbrëmje me orën lokale dhe u regjistrua nga kamerat e instaluara në makina si dhe nga kamerat e sigurisë.

(Kosova Sot Online)