Manovrimi me tejdukshmërinë

  • 11 October 2017 - 19:56
Manovrimi me tejdukshmërinë

Për të ka disa thashetheme se do të aktrojë si një nga gratë e  Hugh Hefnerit në filmin që do të vijë për jetën e themeluesit të revistës “Playboy”. Dhe kështu, Margot Robbie kishte guximit që të dilte pa sytjena, e veshur me një fustan të shkurtë e të tejdukshëm te “The Hamptons International Film Festival”, në Nju- Jork, transmeton gazeta Kosova Sot. Bukuroshja 27 vjeçe ka treguar ijët e saj dhe tenin e artë derisa ishte në murin e medieve për këtë ngjarje. Veshjen e saj Margot e kishte kombinuar me një palë sandale me rripa dhe një çantë të kuqe. Aktorja nga filmi “Wolf Of Wall Street” flokët bionde i kishte lënë të lira duke ekspozuar çehren e saj pa asnjë behane, të theksuar me faqet rozë. 

(Kosova Sot)