Edhe e bukur, edhe beqare

  • 11 October 2017 - 20:05
Edhe e bukur, edhe beqare

Heidi Klum është beqare që nga momenti kur është ndarë prej të dashurit të saj, me të cilin ishte në lidhje për tre vjet, Vito Schnabel. Së fundmi, bukuroshja 44 vjeçe ia kishte ofruar botës dukjen e saj fantastike, e veshur me një palë bikine për setin e saj fotografik të bërë në brigjet e Kalifornisë, transmeton gazeta Kosova Sot. Bukuroshja gjermane u duk mahnitëse e veshur me dizajnet e koleksionit të saj të bikineve, duke treguar linjat e hatashme, derisa dukjen e kishte ofruar përmes pesë fotove të ndryshme, bërë nga fotografi Francesco Carrozzini. Bukuroshja ka ekspozuar trupin e saj në Paqësor në një seri dizajnesh të koleksionit të saj  “Heidi Klum Swim”. Heidi – nënë e katër fëmijëve, ka shfaqur këmbët e gjata, tenin e artë dhe belin e hollë.

(Kosova Sot)