Kush ka motra botën ka

  • 11 October 2017 - 21:56
Kush ka motra botën ka

Si modele mahnitëse, ajo duket rrezatuese në secilën veshje. Dhe kështu, Gigi Hadid nuk ishte gjë tjetër pos piktura e bukurisë derisa ia kishte mësyrë festimeve me motrën e saj Bella, e cila mbush 21 vjet, transmeton gazeta Kosova Sot. Dyshja ishte parë teksa po ecte dorë për dore duke dalë nga hoteli, derisa po bëheshin për një natë të gjatë festimesh.  Gigi me stil ishte veshur e tëra në të kaltra. Bukuroshja 22 vjeçe kishte një korsetë “Pamella Roland” me pantallona të gjera me bel të thellë. Bukuroshja e lindur në Los Angxhelos kishte dhe një xhaketë në njërën dorë dhe një çantë në tjetrën.

(Kosova Sot)