Me trajner shtatzënie

  • 12 October 2017 - 09:11
Me trajner shtatzënie

Kylie Jenner ka marrë masa paraprake që të kujdeset për shëndetin e foshnjës së palindur. Kylie Jenner me sa duket ka punësuar një 'mësues për shtatzëninë' për t'u siguruar rreth mirëqenies së foshnjës së palindur. Ylli, e cila ka mbetur ta konfirmojë se është shtatzënë me reperin, të dashurin e saj Travis Scott, thuhet se ka punësuar njerëz me përvojë për t'i ndihmuar me 'ushqimin dhe ushtrimet' në mënyrë që të ketë një shtatzëni më të lehtë. Një burim për "Radar Online" ka zbuluar planet e bukuroshes: 'Kylie ka punësuar një trajner për shtatzëninë po ashtu, që do t'i ndihmojë me ushqimin dhe me ushtrimet". Kylie gjatë muajit shtator kishte shkaktuar një "thyerje të internetit" kur kishte thënë se është duke pritur një fëmijë dhe se do t'i bëjë të gjitha që foshnja të jetë në gjendjen më të mirë. 

(Kosova Sot)