E dashura e këngëtarit i komenton ish-gruas së tij, por “plas keq”: Ti s’ke respekt (Foto)

  • 12 October 2017 - 14:17
E dashura e këngëtarit i komenton ish-gruas së tij, por “plas keq”: Ti s’ke respekt (Foto)

Para pak kohësh, gjatë një interviste për mediat, Blero Muharremi ka rrëfyer se raporti mes të dashurës së tij dhe ish-bashkëshortes është shumë i mirë, e se madje ato pijnë edhe kafe me njëra-tjtrën.

Por duket se kjo është thuajse e pabesueshme nga fansat, e në rastin konkret, për fansat e Teuta Krasniqit.

Në një foto të publikuar në Instagram nga aktorja Krasniqi, ish-bashkëshortja e Bleros, ajo kishte nxjerr dy vajzat e saj, Tarën e cila është vajza e Bleros dhe Kaian që është vajza e partnerit të saj të tanishëm.

Por një koment nga Afrona Dika, e dashura e Bleors, ka ngjallur një reagim të ashpër të disa fansave. Afrona kishte komentuar me disa ikona zemrash, por kjo është dukur si një veprim i shtirur nga disa fansa të cilët i kanë shkruar që mos të bëj engjëllin pasi ajo nuk ka respekt as për ish-gruan e këngëtarit as për vajzën e tij, përderisa publikon foto intime me të.

Por deri tani nuk ka pasur asnjë reagim as nga Afrona por as nga Teuta, duke i anashkaluar këto komente.

(Kosova Sot)