Nga zero deri te majat

  • 12 October 2017 - 19:33
Nga zero deri te majat

Shija e parë e Hollivudit për Jennifer Lopez erdhi në vitin 1991, kur kishte punuar si një valltare mbështetëse për “New Kids on the Block”, por asgjë nuk ndodhi derisa ajo u bë “Fly Girl” në shfaqjen “In Living Color”, transmeton gazeta Kosova Sot. Kur e kishte marrë punën, nga Nju- Jorku ajo ishte bartur në Los Anxhelos dhe ishte bërë pjesë e rregullt e shfaqjes deri më 1993. Jennifer më pas kishte vendosur të largohej nga shfaqja dhe ta ndiqte karrierën e aktrimit dhe përfundimisht iu pagua. Gjatë ditëve të saj në “Living Color”, Jennifer po punonte përkrah jurisë së “Dancing With the Stars”, Carrie Ann Inaba me Rosie Perez si koreograf. Shfaqja kishte shkuar për rreth pothuajse katër vite dhe pikërisht kjo kishte ndikuar që J.Lo ta shihte dritën.

(Kosova Sot)