Suksesi i Dua Lipës, zgjidhet si një nga liderat e gjeneratës së re (Video)

  • 13 October 2017 - 17:38
Suksesi i Dua Lipës, zgjidhet si një nga liderat e gjeneratës së re (Video)

Dua Lipa po i ngjit dita pas dite shkallët e karrierës ndërkombëtare, duke u konfirmuar si një këngëtare stili dhe vokali artistik.

Kësaj radhe 22 vjeçare nga Kosova, ka qenë pjesë e një reportazhi profil në   ‘Time” . Ajo është zgjedhur si një nga ‘Liderët e Gjeneratës së re’ së artistëve në botë për vitin 2017-të.

Dua në intervistë ka folur për Kosovën, vendin e vogël nga vjen, ëndrrat e saj që po i bën realitet dita-ditës dhe objektivat e karrierës. Albumi debutues i Duas është dëgjuar mbi 1.4 miliardë herë, gjë për të cilën ajo është shprehur tejet e kënaqur.

(Kosova Sot)