Kur aktorja mërrolet dhe jep këshilla

  • 14 October 2017 - 10:16
Kur aktorja mërrolet dhe jep këshilla

Nicole Kidman këshillon vajzat e reja, "mos lejoni t'jua thyejnë shpirtin". Ajo i ishte bashkuar dënimit masiv të manjatit të madh të filmit Harvey Weinstein këtë javë, përkundër fjalëve se ai kishte ngacmuar femra seksualisht dekada rresht. Kështu, aktorja e madhe Nicole Kidman, 50 vjeçe, ka ofruar këshilla për fermat e reja në Hollivud tash kur u shfaq skandali, duke iu kërkuar atyre që të rrinë të forta dhe të mos lejojnë askënd ta "thyejë shpirtin e tyre". Duke folur për "Magic Radio", aktorja që ka fituar çmimin Oskar ka kërkuar nga aktoret e reja që të mos e tolerojnë sjelljen abuzive, duke thënë: "Në veçanti për vajzat e reja, kujdesuni për veten tuaj, përkujdesuni që të jeni të mbrojtura, mos lejoni që askush mos ta thyejë vullnetin tuaj dhe jini vetja".

(Kosova Sot)