Venera Limani dhe Lindi Islami , fituesit e Maratonës së Tiranës ?

  • 15 October 2017 - 11:31
Venera Limani dhe Lindi Islami , fituesit e Maratonës së Tiranës ?

Ne 9:00 ka nisur Maratona e Tiranës e mbajtur për herë të dytë në vendin tonë. Shifrat zyrtare tregojnë se janë regjistruar plot 2500 garues nga 40 vende të botës.

Kjo maratonë që filloi nga Sheshi Nënë Tereza  dhe do të përshkojë disa rrugë kryesore të qytetit , është ndarë në 3 kategori : 21km ; 10 km; We Too ( për persona me aftësi ndryshe).

Sigurisht që pjesë e kësaj maratone janë bërë edhe disa personazhe të shoubizit apo jetës publike në Shqipëri, një nga çiftet simpatike që ka marr pjesë ka qenë edhe Venera dhe Lindi. Pak më parë ata kanë postuar një fotografi në Instagram ku shihen me medaljonin në qafë. A kanë qenë ata fituesit e njërës prej kategorive të maratonës?

Kujtojmë këtu se çmimet për çdo kategori janë :

21 km – vendi  i tretë 1000 €, vendi i dytë 1500 € dhe vendi i parë 2500 €

10 km – vendi i tretë 400 €  , vendi i dytë 600 € dhe vendi i parë  750 €

We too – vendi i tretë 500 €, vendi i dytë 750 €,vendi i parë 1000 €

 (Kosova Sot)