Feston ditëlindjen përpara kohe, gjithë club-i njëzëri uron Aurelën. Bashkëshorti i saj ngjitet në skenë dhe këndon…(Video)

  • 15 October 2017 - 14:12
 Feston ditëlindjen përpara kohe, gjithë club-i njëzëri uron Aurelën. Bashkëshorti i saj ngjitet në skenë dhe këndon…(Video)

Në fakt do ta presin sonte në mbrëmje ditëlindjen e saj, por sidoqoftë kjo nuk i ka penguar fansat dhe miqtë e Aurela Gaçes që ishin prezent mbrëmë në “Venue Live Show”, që t’i urojnë njëzëri edhe qindra të lumtura krah të gjithë atyre që ia do zemra. Njëri prej të cilëve, ai që është zotëruesi i zemrës së saj dhe babai i dy vajzave të këngëtares, ka qenë organizatori i kësaj feste të mbushur plot emocione. Skerdi Gjonaj, është ngjitur në skenë dhe ka kënduar bashkë me gjysmën e tij, këngën që është himn i dashurisë së tyre “Shpirti i shpirtit tim”. “Unë ende nuk e besoj që kjo ndodhi”, – ka thënë Aurela, teksa ka vazhduar duke thënë se këto gjëra nuk janë në natyrën e tij dhe as të sajën, por është kjo dhe plot arsye të tjera që e kanë bërë të dashurohet me Skerdin. 

(Kosova Sot)