“E rilindur”

  • 18 October 2017 - 18:32
“E rilindur”

Rita Ora ka një drejtim të ri për vitin 2017.  E freskët me përfshirjen e saj në “Top 10” në Mbretërinë e Bashkuar me këngët "Your Song" dhe "Lonely Together", Ora i ka ngrohur motorët për ta lansaur albumin e dytë, pesë vjet pasi  kishte lansuar albumin e saj të parë debutues të quajtur “Ora”. Bukuroshja 26 vjeçe këtë vit e ka quajtur si një "fillim i freskët", transmeton gazeta Kosova Sot. "Kam një ndjenjë thuajse kam rilindur", ka thënë Ora për “AOL Entertainment”. "Për mua ky është një fillim kaq i freskët në shumë nivele. Ndihem thuajse kurrë nuk kam qenë më krenare. Muzika ime tërheq shumicën dhe të gjithë duan të vijnë dhe ta dëgjojnë". Me gjasë,  albumi i saj do të quhet "Anywhere" dhe është vendosur të lansohet më 20 tetor.

(Kosova Sot)