S’i reziston dot zhveshjes

  • 18 October 2017 - 18:37
S’i reziston dot zhveshjes

Ajo kishte kundërshtuar kodin strikt të veshjes duke pozuar pa sytjena në një nga hotelet në Maroko derisa ishte atje së fundmi, transmeton gazeta Kosova Sot. Por, Emily Ratajkowski ishte paksa më e mbuluar këtë të hënë, derisa kishte fluturuar nga Los Anxhelosi, e veshur  me një palë pantallona  me vija shumë elegante. Duke mos qenë në gjendje t’i rezistojë theksimit të linjave dhe lëkurës së saj, bukuroshja 26 vjeçe kishte theksuar  fort barkun e saj të rrafshët e veshur  me një bluzë të shkurtë. Duke lejuar që veshja e saj elegante të fliste në vend të saj, modelja, që famën e gjeti me paraqitjen e saj te video muzikore “Blurred Lines”, për aksesorë kishte një qafore të artë dhe vathë delikatë. Flokun e kishte ndarë në mes, derisa sytë i kishte mbuluar me një palë syze me stilin e syve të maces.

(Kosova Sot)