Sulmon dhe shkëlqen
Javën e kaluar ajo ka sulmuar njeriun ndër më të fortit në industrinë e filmit. Bëhet fjalë për skandalet e Harvey Weinstein, transmeton gazeta Kosova Sot. Kështu, Jessica Chastain ishte përkujdesur të dilte me një deklaratë derisa kishte marrë pjesë në ngjarjen e organizuar nga “ELLE”, të 24 rresht, “Annual Women” në Hollivud, ngjarje kjo që ishte mbajtur te “Four Seasons Hotel” në Beverlli Hills. Ylli nga “Martian”, 40 vjeçe, mahniti me një fustan me ngjyrë të kuqe dhe një këmishë elegante derisa po pozonte në ngjarjen e mbushur me yje. Dukjen e kishte përfunduar me një palë sandale derisa gjithçka kishte kombinuar me pedikyrin e kuq. Duke e vendosur këmishën nën fustanin e bardhë, kishte theksuar belin e hollë, derisa çehren e kishte ekspozuar me grim natyral.
(Kosova Sot)