Drejt e nga qielli

  • 19 October 2017 - 23:27
Drejt e nga qielli

Ajo kishte shkëlqyer me krahët e saj derisa si një stuhi e vërtetë gjatë vitit të kaluar kishte pushtuar pistën e “Victoria's Secret” në Paris. Por, Constance Jablonski u duk larg të qenët një melaqe, derisa kishte pozuar për fushatën e fundit për “Etam”, për sezonin vjeshtë/dimër 2017, transmeton gazeta Kosova Sot. Modelja franceze, 26 vjeçe, ka treguar statistikat e saj prej një modeles në një set fotografish me të brendshme. E veshur  me një kostum dypjesësh me ngjyrë të kuqe për foton e saj të parë, modelja bionde ka treguar belin e hollë dhe këmbët e gjata në veshjen e saj. Constance, e cila karrierën e saj e ka nisur në moshën 15 vjeçe, kur kishte marrë pjesë te “French Elite Model Look Contest” më 2006, grimin e kishte minimal, duke tërhequr vëmendjen me sytë e saj të kaltër.

(Kosova Sot)