Kur Kahramani pret të bëhet baba, ja çfarë bën ish e dashura e tij

  • 20 October 2017 - 12:14
Kur Kahramani pret të bëhet baba, ja çfarë bën ish e dashura e tij

Aktori turk Ozcan Deniz, i njohur për publikun shqiptar me rolin e Kahramanit në serialin “Një pjesë e imja”, së shpejti pret të bëhet baba për herë të parë. Partnerja e tij 25-vjeçare Feyza Aktan është në pritje të ëmbël dhe aktori është mjaft i lumtur. Feyza është në muajin e tretë të shtatzënisë dhe shumë shpejt çifti do të zhvillojë edhe ceremoninë e dasmës.

Por ndërkohë që çifti po merret me përgatitjet e dasmës, një lajm vjen nga ish e dashura e aktorit, Buse Narcı.

Janë bërë rreth 5 vjet nga ndarja e çiftit Deniz dhe Narcı dhe për shumë kohë, ish-partnerja mbante në qafë një tatuazh me emrin ‘Ozcan’

Por së fundi, nga fotot e postuara, Buse Narcı e ka fshirë tatuazhin me emrin e aktorit duke e zëvendësuar atë me krahët e një engjëlli. Me gjithë polemikat dhe komentet në rrjetet sociale, ish e dashura e aktorit e ka justifikuar tatuazhin e ri si një shenjë për të atin e saj të ndjerë.

Kështu, historia me ‘Ozcan’ rezulton e mbyllur. Buse Narcı është vetëm një e shkuar për aktorin, i cili mezi po pret në jetë fëmijën e tij të parë.

(Kosova Sot)