Armina Mevlani me bikini zbulon anën erotike: “Ja 50 hijet e mia”

  • 21 October 2017 - 14:11
Armina Mevlani me bikini zbulon anën erotike: “Ja 50 hijet e mia”

Blogerja e njohur, Armina Mevlani, këtë vjeshtë ka publikuar një set fotosh me bikini, duke i etiketuar si më të preferuarat e saj. Me rroba banje në ngjyrën bordo, e ulur mbi rërë në breg të detit, Armina është krahasuar nga miqtë me aktorën ikonë të bukurisë italiane, Sophia Loren.

Pikërisht këtë foto ajo e shoqëron me diçiturën “50 shades of mine”, një shprehje kjo që nënkupton shumë, duke u nisur nga filmi erotik “50 hijet e Greit”. Kjo nuk është fotoja e vetme me bikini, që prezantuesja dhe blogerja e modës ka ndarë me ndjekësit në Instagram, pak ditë më parë. Në dy fotot e tjera, ajo pozon me bikini të frymëzuara nga ikonat e viteve ’50, si Marylin Monroe e të tjera artiste të famshme.

(Kosova Sot)