Eni Koçi ‘sfidon’ hapur Luana Vjollcën :’’Po jam më e bukur se ajo’’
Eni Koçi, e ftuar në “Xing me Ermalin” u vendos para disa fotove të vajzave të famshme dhe në pjesën dërrmuese nuk pranoi që tregonte superioritet për sa i takon aspektit fizik.
Për Elvanën, Norën, Zajminën tha që janë më të bukura se ajo. Vetëm kur erdhi radha e Luanës, Eni pa nga Ermali dhe tha: Po, jam më e bukur se Luana!
Por në fund këngëtarja u kujdes të thotë se bukuria nuk ka fund kështu që secila vajzë ka bukurinë e saj dhe shijet ndryshojnë. Po juve si mendoni, cila nga vajzat është më e bukur?
(Kosova Sot)