KUQ SI ZJARRI

  • 22 October 2017 - 13:25
KUQ SI ZJARRI

Bella Hadid mahnit me paraqitjen e saj në Seul

Për të nuk është habi të ketë pushtuar pistat e modës për javë të tëra në mbarë globin. Por, Bella Hadid ishte përkujdesur që përsëri sytë e të gjithëve të jenë drejtuar drejt saj, e veshur me një fustan të zjarrtë me ngjyrë të kuqe derisa kishte marrë pjesë te ekspozita "The Art Of Color", që ishte mbajtur te "House Of Dior" në Seul të Koresë Jugore.

Supermodelja 21 vjeçe, u duk e mahnitshme në fustanin e gjatë rrezatues, që theksohej me mëngë të gjata dhe një jakë të thellë. Në njërën nga fotot e shtuara në albumin e saj në "Instagram", mbretëresha dukjen e kishte skuqur me një buzëkuq të kuq që ishte me nuanca të ngjashme sikurse fustani.

(Kosova Sot)