Ermal Mamaqi: Na mungon Rasheli, e lamë të shkonte për t’u kthyer një ditë më e rritur dhe e mençur

  • 22 October 2017 - 23:29
Ermal Mamaqi: Na mungon Rasheli, e lamë të shkonte për t’u kthyer një ditë më e rritur dhe e mençur

Sapo ka nisur spektakli i kësaj jave “Xing me Ermalin” në “Tv Klan”. Mamaqi e nisi mbrëmjen duke shprehur se të gjithëve i mungonte arsyeja se përse njerëzit e shikonin këtë program, pra Rashel Kolaneci. Ai e justifikoi largimin e saj me faktin se zonjusha seksi Kolaneci, është studente e sipas tij u largua për shkak të shkollës. “Rasheli kishte prioritet studimet dhe vendosi të shkonte për të ndjekur universitetin. “E lamë të shkonte për t’u kthyer një ditë më e rritur, më e mençur, më e universitetëruar. Një duartorkitje për Rashelin”, tha Ermali. Menjëherë pas kësaj ai prezantoi bionden gjithaq seksi që e zëvendësoi, të cilës pas publikimit të lajmit se do të jetë në “Xing”, iu rritën 10 mjë ndjekës në Instagram sipas Mamaqit. Në fakt Kejvina Kthella kishte 8 mijë ndjekës kur Ermali postoi foton e saj duke njoftuar se vajza ishte blerja më e re në “Klan”. Sot atë e ndjekin mbi 18 mijë vetë.

kik-boks

(Kosova Sot)