Bomba në të zeza

  • 23 October 2017 - 08:27
Bomba në të zeza

Që në vitin 2010, ajo ishte emërtuar si një nga modelet e brendit  “Victoria's Secret Angel”. Dhe tani shtatë vite më pas  këtij nderimi, Lily Aldridge u duk e mahnitshme e veshur me një fustan pa rripa për rihapjen e dyqanit të “Bvlgari” në Nju Jork, transmeton gazeta Kosova Sot. Modelja 31 vjeçe ka mahnitur me dukjen e saj, derisa kishte shkëlqyer edhe me një çantë dore me diamante. Me këtë rast, fustani i gjatë ia kishte theksuar fort linjat trupore, derisa një dekolte në formë të zemrës ia kishte thekuar gjoksin e saj. Flokët e saj brune i kishte lënë të lira derisa kishte pak valëzim në to dhe i kishte ndarë në mes.

(Kosova Sot)