Forbes: Gratë më të fuqishme në botë, nga Angela Merkel tek Ivanka Trump

  • 01 November 2017 - 21:12
Forbes: Gratë më të fuqishme në botë, nga Angela Merkel tek Ivanka Trump

Revista amerikane “Forbes” ka shpallur kancelaren gjermane Angela Merkel si gruan më të fuqishme në botë për vitin 2017.

Në këto vite Angela Merkel ka ditur ta lidhë një linjë politike konstruktive me një vizion komplesiv të gjërave që pak e kanë pasur, duke mos parë vetëm nga Berlini, por nga e gjithë bota. Më pragmatiste se çdo lider tjetër “Vogëlushja”, siç e quante i ndjeri Helmut Kohl, po përpiqet kaq shumë për ta nxjerrë Gjermaninë dhe Europën jashtë nga kriza.

Ky është viti i shtatë radhazi, që “Forbes” e përzgjedh atë si gruan më të fuqishme në botë, nga ku mes 12 kandidaturash është përzgjedhur kancelarja gjermane shkruan “The Guardian”.

Vendin e parë në listë, Merkel e vulosi me fitoren e fundit në zgjedhjet federale në shtator të këtij viti, ku siguroi mandatin e saj të katërt. Vendi i dytë i ka takuar kryeministres britanike, Theresa May, .

E treta në listën me 100 gratë më të fuqishme në botë është filantropistja dhe afaristja amerikane Melinda Gates.

E katërta radhitet Sheryl Sandberg, drejtore ekzekutive e Facebookut, ndërsa e pesta është drejtoresha ekzekutive e General Motors, Mary Barra. Për herë të parë në listën e Forbes për 100 gratë më të fuqishme është radhitur Ivanka Trump, e bija, njëherësh këshilltare e presidentit amerikan Donald Trump. Në konkurrencë ajo është renditur në vendin e 19-të.

Ish-zonja e Parë amerikane, Michelle Obama, nuk është fare në këtë listë, pasi vitin e kaluar lëshoi Shtëpinë e Bardhë, ndërsa Hillary Clinton e cila në listën e Forbesit ka qenë e pranishme që nga viti 2004, ka rënë nga pozita e dytë, vitin e kaluar, në vendin e 65-të.

 (Kosova Sot)