Kështu arrihet fama

  • 01 November 2017 - 21:48
Kështu arrihet fama

Ajo ka arritur famën nga lidhjet e saj romantike që kishte me 50 Cent dhe Jason Derulo, transmeton gazeta Kosova Sot. Dhe kështu, Daphne Joy e ka dëshmuar se me dukjen e saj merr vëmendjen  e të gjithëve dhe se ishte në ‘këmbën e djathtë’, duke ekspozuar linjat e saj bombastike me rastin e premierës së filmit “A Bad Moms Christmas” te “Regency Village Theater” në Los Anxhelos. Bukuroshja 30 vjeçe kishte treguar këmbët e saj të drejta e veshur në fustanin me ngjyrë të zezë, që kishte një ndarje të thellë deri në ijë.  Daphne po ashtu kishte theksuar edhe dekoltenë e saj përmes jakës së thellë. Ylli nga “Pirates Of The Caribbean: On Stranger Tides” flokët e saj brune i kishte të drejtë derisa për aksesorë kishte një palë vathë të thjeshtë dhe një byzylyk prej argjendi.

Wow: Daphne Joy showcased her slender legs in a black floor-length dress at A Bad Moms Christmas premiere at Regency Village Theater in Los Angeles on Monday

(Kosova Sot)