Alesia Bami: Jam velinë, por kam plane të tjera për televizionin

  • 02 November 2017 - 11:27
Alesia Bami: Jam velinë, por kam plane të tjera për televizionin

Është vetëm 18 vjeçe dhe pasi ka provuar për një vit eksperiencën si velina e Ardit Gjebresë të dielave, tani shfaqet çdo mbrëmje në ekran si velina e Saimir Kodrës e Gent Zenelajt. Por ndryshe nga më parë, kur modelja dhe kërcimtarja Alesia Bami shijonte si pjesë e ekranit anën e bukur të medaljes, tani në “Stop” po i ndodh të përballet me aq shumë probleme, sa nuk mund t’i numërojë. Për batutat pa skenar që moderatorët bëjnë me velinat në programin investigativ, eksperiencën e re, stacionin televiziv ku ka plan të mbërrijë dhe mesazhet private që i vijnë, Alesia flet për gazetën “Panorama”:

Çdo mbrëmje të shohim në “Stop” duke kërcyer tashmë si velinë. Je mësuar me rivalitetin mes miss-eve në gara bukurie, ku ndryshon nga rivaliteti i velinave?

Unë edhe kur kam qenë në Miss, nuk kam ndier rivalitet. Për sa i përket faktit që punoj edhe me një kolege, ne bëjmë të dyja të njëjtën punë, kërcejmë dhe jemi pjesë e programit. Nuk kam përse të ndiej rivalitet. Çdo femër është e bukur në llojin e saj, është publiku ai që pëlqen më shumë njërën apo tjetrën.

Njiheshit më parë me velinën që kërceni në këtë dyshe televizive, dhe sa kohë kaloni jashtë studios tani?

Jo, nuk njiheshim. Ne kalojmë shumë kohë bashkë pasi jemi gjatë gjithë kohës duke u stërvitur, pra duke punuar. Por edhe jashtë punës kalojmë kohë bashkë, pra ruajmë marrëdhënie të mira.

Cili është komunikimi jashtë punës me dy moderatorët e programit investigativ, Saimir Kodrën dhe Gent Zenelajn?

Kemi komunikim shumë të mirë të katërt. Nuk di ç’të them për ata të dy. Janë shumë punëtorë, njerëz shumë të mirë dhe familjarë shumë të mirë.

Jeni të parapërgatitura për batutat e tyre apo të gjitha janë momentale? Dhe a mund të përmendesh ndonjë batutë që ka ngjitur më shumë?

Në programin “Stop”, për sa i përket pjesës sonë, nuk ka asgjë të parapërgatitur, pasi gjithçka është spontante. Ne ekzekutojmë koreografitë dhe jemi në këndin tonë, ku bashkëbisedojmë normalisht me mimika dhe gjeste, por spontanisht disa herë na duhet të futemi te batutat. Të jem e sinqertë, ata të dy janë gjatë gjithë kohës shumë energjikë dhe të zotët në punën e tyre. Kanë aq shumë batuta, sa vështirë të mbaj mend ndonjërën prej tyre në këto momente që po flasim bashkë.

Sa e vëmendshme ke qenë më parë ndaj problemeve të qytetarëve në këtë vend? Dhe tani që i dëgjon çdo natë, si ndihesh e çfarë mendon?

Mendoj që në këtë vend ka kaq shumë probleme dhe halle, sa them: “O Zot kur do të bëhemi dhe ne vend me standarde si gjithë Europa”. Ka kaq shumë varfëri, papunësi, etj. Programi “Stop” më ka futur më thellë në problematikat që shqetësojnë vendin tonë dhe më vjen vërtet keq që ka kaq shumë probleme sa nuk mund t’i numërosh.

Je vetëm 18 vjeçe dhe pas eksperiencës si velinë tek Ardit Gjebrea, ke përfaqësuar Shqipërinë në “Miss Universe”. Çfarë momentesh kënaqësie apo sikleti kujton nga secila prej tyre?

Secila ka qenë një eksperiencë më vete dhe mbetet shumë e bukur në memorien dhe formimin tim në karrierën televizive. Kjo e “Stop-it” më jep mundësinë të tregoj aftësitë e mia në kërcim, për të cilin kam studiuar, që kur isha shumë e vogël.

Kujt apo cilit fenomen mund t’i thuash stop ti si një vajzë e bukur që jeton në realitetin shqiptar?

Shumë padrejtësive që u bëhen të rinjve, që nuk u jepet asnjëherë ajo që meritojnë. Shkollohen e nuk gjejnë një punë për të ndërtuar të ardhmen, dhe ajo që u mbetet në fund është të lënë vendin e tyre. Prandaj sot, kjo duhet të marrë fund.

Po në jetën personale, për çfarë mund t’i thuash vetes stop?

I kam thënë prej shumë kohësh “Stop” gjithçka që thuhet me qëllim dashakeqës ndaj meje. Ata që më njohin e njohin Alesian e vërtetë, shpirtin tim luftarak për të arritur gjërat që dua dhe për të mbrojtur gjithçka që është e imja.

 

Ka ndryshuar jeta jote tani si velinë, çfarë mesazhesh të dërgojnë adhuruesit privatisht? Gjithmonë kam pasur shumë mesazhe të adhuruesve privatisht, por tashmë ka ndryshuar vetëm fakti që më komentojnë në lidhje me emisionin çdo natë dhe komentojnë batutat e Saimirit dhe Gentit.

Duke pasur parasysh fillimet e vajzave të tjera të ekranit që e kanë nisur si velina e sot janë moderatore, ku mund të të shohim ty në një të ardhme të afërt apo të largët?

Sigurisht që unë kam planet e mia në këtë drejtim. Kam besim tek aftësitë e mia, dhe jam e bindur që do të më shihni edhe ndryshe. Kjo i përket së ardhmes, e cila është premtuese, por jo e largët.

 

 shprehe se ke filluar dietën, sa kilogramë dëshiron të heqësh, dhe nuk ke frikë se mund të humbasësh format e rrumbullakosura?

Jo, nuk kam asnjë problem në këtë drejtim. Dietën e vazhdova vetëm dy javë e mbajta pas pushimeve, që normalisht çdokush shton disa kilogramë më shumë. Tani mendoj se jam në formë aty ku duhet të jem.

 (Kosova Sot)