A flasin mes vete Rita Ora e Dua Lipa?

  • 02 November 2017 - 23:53
A flasin mes vete Rita Ora e Dua Lipa?

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka mbuluar ballinën e revistës “EveningStandard” për të cilën ka dhënë një intervistë ku ka folur për karrierën muzikore dhe jetën personale.

22-vjeçarja nga Kosova sivjet lansoi albumin e vetëtitulluar me të cilin shijoi sukses të madh në botë. Hiti “New Rules” e dërgoi në maja të top-listave në botë, ndërsa në YouTube ka grumbulluar më shumë se 500 milionë klikime.

Mes tjerash, Dua Lipa është pyetur edhe për këngëtaren tjetër kosovare që ka nisur karrierën ndërkombëtare nga Britania e Madhe, Rita Ora. Dua ka thënë se Rita Orën e njeh vetëm përmes muzikës.

“Prindërit tanë njihen mes vete dhe pak a shumë e njoh motrën e saj, por në përgjithësi e njoh përmes muzikës”, ka thënë ajo.

Edhe në këtë intervistë, Lipa ka përmendur Kosovën. Ajo ka thënë se të gjithë një kohë në Prishtinë e njihnin si “e bija e Dugit (këngëtarit Dukagjin Lipa), ndërsa tani e njohin këngëtarin si babai i Dua Lipës”.

(Kosova Sot)