Bravo të koftë, Rosie!

  • 03 November 2017 - 15:50
Bravo të koftë, Rosie!

Që në vitin 2012, Rosie Huntington-Whiteley ka filluar që të dizajnojë rroba intime për zinxhirin britanik të dyqaneve, “M&S”. Angazhimi i saj në këtë drejtim ka bërë që të shiten 11 milionë produkte të dizajnuara nga ajo. Supermodelja 30 vjeçe aktualisht jeton në Los Anxheles, me të fejuarin Jason Statham dhe me djalin, transmeton gazeta Kosova Sot. Këto të dhëna rreth shitjes janë publikuar me rastin e shënimit të pesë vjetorit të bashkëpunimit midis modeles dhe rrjetit të dyqaneve “M&S”. Gjatë kësaj periudhe, Rosie ka bashkëpunuar ngushtë me disenjatoren kryesore, Soozie Jenkinson. Thuhet se dy bashkëpunëtoret komunikojnë çdo ditë me “Skype”, në lidhje me punën.

Partnership: Rosie has worked closely with head of design Soozie Jenkinson on the collection, which has since extended to nightwear, beauty, fragrances, swimwear and activewear

(Kosova Sot)