Edhe Robert Aliaj e ka një dobësi, ja femra që ka fuqinë ‘ta zbusë’

  • 03 November 2017 - 16:38
Edhe Robert Aliaj e ka një dobësi, ja femra që ka fuqinë ‘ta zbusë’

Robert Aliaj bën pjesë në ato personazhe të ekranit të cilin shpeshherë e shohim nën kostumin e njeriut që gjithmonë ka diçka shtesë për të thënë, ndonjëherë konfliktual apo kontrovers, tip të cilin e ka shfaqur më shpesh gjatë momenteve ku ka qenë pjesë e jurisë së spektakleve të Vera Grabockës dhe Alketa Vejsiut.

Ndonjëherë duket sikur  bën ‘të fortin’ edhe me këto të fundit, po ka një vajzë në këtë botë që arrin t`i nxjerrë ‘fëmijën’ dhe dobësinë brenda tij. Pra e ka një thembër Akili edhe Robert Aliaj, ashtu si kushdo dhe ajo është e bija Gala.

Për hir të impenjimeve, në periudhën e sezonit televiziv, qëndron në Shqipëri dhe e bija në Bruksel, po kur duan e gjejnë kohën të kalojnë momente babë e vajzë së bashku. Destinacioni i fundjavës ishte në Disneyland, në Paris. ‘’Kthim në fëmijëri’’- shkruan Roberti në foton e ëmbël familjare që poston së bashku me të bijën.

(Kosova Sot)